U arrestua për prostitucion: Ish- konkurrenti i Për’puthen publikon mesazhet kërcënuese

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Alban Dyrmishi, është arrestuar disa ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi në qendrën e tij të masazhit, ushtrohej prostitucion.

Sipas njoftimit të uniformave blu Albani është vendosur në pranga për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

“Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën ‘Sami Frashëri’, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, shkruhej në deklaratën e policisë.

Megjithatë, Alban Dyrmishi është liruar nga qelia dhe tashmë gjendet në masën “arrest shtëpie”.

Mirëpo, në ‘story’-t e tij në “Instagram”, ai ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij konfliktin me të cilin është ndeshur me pronaren e shtëpisë që kishte marrë me qira.

Në bisedat e publikuara pronarja i kërkontë Alban Dyrmishit të mos e shqetësonte më, ndërkohë që ky i fundit këmnbëngulte për të folur duke i kërkuar llogari për arrestin, e duke agravuar në ofendime dhe akuza.

Rikujtojmë se Albani njihet më së tepërmi nga edicioni i parë i programit të “Për’puthen”. Ai u përjashtua nga programi për shkak të një interviste që kishte dhënë për një media online.

Në një “Instastory” ai ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë autoren e këtij formati e cila është Olsa Muhameti, duke u shprehur se intervista ka qenë thjesht një pretekst për ta larguar atë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.