Më në fund… Zbulohet gjinia e fëmijës që po e pret Arbana Osmani

Arbana Osmani po shijon pritjen e saj të ëmbël të tretë, të cilën e bëri publike në natën finale të BBV.

Pas dy djemve, të gjithë ndjekësit besnikë të moderatores janë kureshtarë se cila është gjinia e bebit që po pret.

Burime për revistën Who bëjnë me dije se Arbana është në pritje të një vajze, e cila me siguri është pritur me padurim nga mami dhe babi Edi, nëse do të shikoni me vëmendjen faqen në ‘Instagram’ të Osmanit do të dalloni dhe veshjet e shumta në ngjyrë rozë duke na dhënë një ndihmë më shumë.

Vetë Arbana ka treguar se është shumë e lumtur për këtë moment dhe që prej mbarimit të BBV i është dedikuar plotësisht fëmijëve dhe gatimit, të cilin e ka pasion.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.