“Pos Fifit, të tjerët ishin të dorës së dytë”, Olti Curri “thumbon” ish banorët e “BBV”

Olti Curri është opinionisti i njohur nga Shqipëria, që njihet për komentet e tij thumbuese, së fundi ai ka komentuar pothuajse secilin detaj, gjatë edicionit të parë të “BBV”.

Edhe pas mbarimit të reality show-t, ai ka vazhduar të komentojë ata.


Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “Gjesi”, ai ka kritikuar produksionin e këtij spektakli, e po ashtu edhe banorët të cilët ishin pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri.

“Personazhe të dorës së dytë, vetëm Fifi ka qenë VIP aty, më thoni ju, e ka njohur dikush Ilir Shaqirin apo Kledi Hysën më herët?”, u shpreh Curri, duke “thumbuar” direkt të gjithë banorët e tjerë.

Sipas tij pjesëmarrësit në “BBV”, nuk janë personazhe të forta por aty hynë pllaka të thyera sepse po të ishte ndryshe do të ishte vështirë të menaxhohej./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *