Edhe këtë kishim mangut/ Ja çfarë do të ndodhë me fenomenin e keq që ka prekur Europën: A do preket dhe Shqiperia

Ekulibri në shtjellën e ftohtë polare dikton kushtet e motit në hemisferën veriore, përfshirë Europën. Deri në fundin e muajit mars, në rrethin polar vijon anomalia termike; masat ajrore të ngrohta janë vendosur në këtë rajon duke shtyrë drejt gjerësive mesatare masat e ftohta polare.
Që stina e pranverës të vendoset në Europë, duhet të mbyllet të paktën “kanali” i qarkullimit ajror nga Atlantiku Verior drejt Polit të Veriut në mënyrë që masat ajrore polare të shpërndara nëpër Europë, të ngjiten në vendin e origjinës.