
Donaldi merr dhuratën që ka lidhje me Borën, ja reagimi i tij

Donaldi ditën e djeshme ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, ky projekt po aludohet se është dedikim për moderatoren Bora Zemani.
Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në Zvicër, ku dhe ka performuar këngën e tij me titull “Nuk je”.
Ai ka marrë një dhuratë nga një fanse e tij, brenda së cilës ndodhet dhe një foto e Donaldit dhe Borës, bëhet fjalë për puthjen e famshme që shkëmbyen brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Donaldi e pranon me mirësjellje dhuratën ndonëse vihet re se është në siklet./Lajmi/
Shiko videon: