Donaldi publikon këngën e re – ky detaj tregon se është dedikim për Borën

Aktori dhe këngëtari, Donald Veshaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Nuk je” mban titullin kënga e tij e re, e cila është baladë dashurie, muzika është realizuar nga Elgit Doda, gjersa për tekstin është kujdesur vetë Donaldi.

Duke qenë se teksti flet për një dashuri të humbur, fansat ishin të bindur se kënga i dedikohet ish-të dashurës së tij, moderatores Bora Zemani.

Por, një detaj i shfaqur në fund të videoklipit u ka dhënë fund dilemave.

5 është numri që shfaqet në përfundim të këngës.

Për publikun ky numër është tashmë i njohur, pasi qysh kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother”, Donaldi kishte treguar se në këtë datë është përvjetori i lidhjes së tij me Borën. /Lajmi/

Shiko videon:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.