Ngjashmëri e “frikshme” në mes Semi Jaupaj dhe Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj janë këngëtare shumë të komentuara në vendin tonë, ato përveç se janë kolege duket se kanë edhe miqësi.

Këngëtaret shkëmbejnë shpesh komente në rrjetet sociale me njëra-tjetrën duke i bërë fansat të mendojnë se mund të sjellin ndonjë bashkëpunim.

Ditët e fundit Dafina Zeqiri ka bërë një ndryshim në look duke  balluket drejt, prej kohësh atë nuk e kishim parë me një pamje të tillë, andaj ka marrë goxha vëmendje në rrjetet sociale.

E sidomos postimi i fundit në “Instastory” ku zor se mund të bëhet diferenca mes saj dhe Semit, ku në fakt përveç modelit të flokëve duket se ajo që i afron më shumë është edhe poza dhe mënyra e shkrepjes së fotos.

Semi identifikohet me balluket e saj tipike, ku në rrjetet sociale ajo u shpreh dje se po mendon ti presë flokët e shkurtra dhe të heq balluket.

Kujtojmë se të dy këngëtaret kanë sjellë projekte të ndryshme këtë kohë dhe këngët e tyre kanë marrë miliona klikime. /Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.