
Bora Zemani “dërgon” shenja drejt Donaldit?

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj sërish kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut.
E gjitha kjo pasi gjatë ditës së djeshme, Donaldi ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, ku po aludohet se është i tëri dedikim për moderatoren.
Përveç tekstit, edhe pjesa e fundit e videoklipit ku shfaqet numri 5, po konsiderohet si dedikim për Borën, pasi numri 5 shënon datën e lidhjes së tyre.
E sot moderatorja ka publikuar një storje ku muzika që ajo po dëgjon në veturë, merr vëmendje.
Ishte kënga e Don Xhonit dhe Loredanës.
Bora kishte ndarë pjesën kur thuhet: Veç kallxo kush po dëmton, kallxo kush pot provokon e gjuj një për ty o beb.
Madje ajo edhe e këndonte atë, dhe duket sikur shenjë drejt Donaldit.
Moderatorja shfaqej tejet e buzëqeshur dhe si duket i ka pëlqyer kënga dedikuese për të./Lajmi/