Në mediat online ka disa ditë që është duke u përfolur se mes këngëtarëve shqiptar, Dhurata Dora e Noizy ka nisur një lidhje dashurie.
Ishin titujt thumbues ata përmes të cilëve zgjuan dyshime të mëdha tek fansat e tyre, shkruan Indeksonline.
Mirëpo e vërteta qëndron ndryshe!
Burime të Indeksonline të afërta me këngëtaren Dhurata Dora, bëjnë me dije se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.
Dyshja gëzojnë një miqësi të shëndoshë dhe nuk ka hapësirë për diçka më shumë.
Sërish shumë zhurmë për asgjë./Indeksonline/