Arrestohet Vali Corleone, babai i tij e denoncoi në Polici

‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit, ai dyshohet se ka ka.nosur babanë e tij derisa ishin në shtëpinë e tyre.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte ka.nosur derisa ishin në shtëpinë e tyre, i dyshuari dyshohet se në vazhdimësi ben veprime te tilla me prindërit e tij.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 or Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë Ismet Hashani për Express.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.