E rrahën në sy të gruas/ Ja kush është shefi i kuzhinës qe punon ne televizion: E pesoi keq sapo erdhi ne Shqiperi

Kuzhinieri Indrit Çela njihet për pjesëmarrjen e tij në sf idën e gatimit të programit ‘Master Chef” ku fitoi dhe vendin e dytë. Ndërsa sot ai është pronar i një restoranti në Tiranë së bashku me kolegun e tij kuzhinerin e njohur Alfio Rrotani.

Por Indrit Çela, ka treguar dhe më parë se përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës, ku ka rrëfyer gjithashtu se në emigrim i është dashur të sakrifikojë duke punuar deri në 18 apo 20 orë në ditë për të fituar jetesën, por edhe profesionin. Ai ka treguar se nga pjatalarës ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef.

Indrit Çela është një ndër shefat e kuzhinës shumë i dashur për publikun shqiptar. I apasionuar pas gastronomisë ai gjithnjë mundohet të sjellë risi në kuzhinë dhe jep këshillat e duhura për të gjithë ndjekësit e tij, ku jo më kot është gjithnjë pjesë e programeve kulinare në ekran.

Ai së bashku me Alfion kanë drejtuar emisionin e parë të gatimit për disa kohë në “IN TV” të quajtur “Kripë dhe Piper” ndërsa me vonë dyshja sollën një projekt të ri në “TV Klan” të quajtur “Sfida e gatimit”.

Në disa intervista të tij Indriti ka treguar se përveç pasionit tqë ka për gatimin gjithashtu ka dhe udhëtimet. Sepse duke eksploruar vende të reja apo duke njohur kultura të ndryshme ai ka mundëinë të zbuloj dhe receta të reja që u përkasin vendeve të botës. Një pasion tjetër që ai ka është të merret me sport veçanërisht të luajë tenis, sepse sipas tij nuk i pëlqen imazhi i një shefi të shëndoshë.

Kujtojmë se disa orë pasi kishte mbëritur në Shqipëri, kuzhinierit i ka ndodhur një in cident mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë-Krujës ku është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të vendit me d isa shenja dh une në trup.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.