E shkuara e errët e Laureta Zybës bëhet prapë objekt bisede në program, flet Bledi

Bledi dhe Laureta po vijojnë njohjen e tyre në Për’puthen.

Laureta u shpreh se i kishte munguar prezenca e tij, në një moment, në studio Bledi komentoi të shkuarën e saj duke thënë se nuk i bën përshtypje dhe e lë në të kaluarën.

“Secili nga tipat e njerëzve janë të ndryshëm, por përderisa kam vijuar të njihem, nuk e kam marrë në konsideratë fare.

Janë gjërat që i ka bërë atëherë, duke menduar për mirë kanë dalë keq, ndoshta dikush nuk bie dakord për këtë janë disa gjëra që duken, nëse do rrija me ato mendime, do ishte pengesë por e shoh jetën më të gjerë jo më të ngushtë”, tha Bledi.

Laureta Zyba, kur ishte në moshë më të vogël, gaboi se i besoi një djali që e çoi drejt burgut.

Në një prej puntatave, ajo publikoi një fotografi të një dokumenti duke treguar se nuk ka dosje penale ndaj saj.

“Është e mjaftueshme për ta kuptuar çdo gjë rreth kësaj historie apo kësaj drame se unë e kam përjetuar dhe aq më keq se e vërteta.

Kështu që unë deri sot nuk kam qenë mirë për arsye shumë gënjeshtra janë përfolur, po ashtu shumë artikuj të rreme, histori të krijuar nga imagjinata e çdo secilit në kokën e vet, mirëpo tani di të them se është radha ime dhe e di shumë mirë kujt ti drejtohem”, tha Laureta.

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.