
Gjendje e rëndë në Ukrainë/ Zelensky fton sërish Putinin në takim: Të negociojmë fundin e lüftës

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mendon se fundi i lu ftcs nuk do të mund të negociohet pa një takim me homologun rus Vladimir Putin.
“Sa i përket çështjes së garancive për sigurinë, po flasim për ndryshime kushtetuese, ndryshim të ligjit ukrainas. Çfarëdo që të ndodhë kjo nuk do të vendoset vetëm nga presidenti. Është një proces i gjatë që do të përfshijë parlamentin dhe popullin ukrainas. Nuk jam takuar me negociatorët rusë, por u kam shpjeguar përfaqësuesve tanë se kur flitet për ndryshime të rëndësisë historike nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç mbajtjes së referendumit. Njerëzit duhet të flasin lidhur më kompromiset e mundshme. Mendoj se deri sa të vijë ky moment, duhet një takim me presidentin rus”.
:I kam bërë ftesë të përsëritur gjatë këtyre viteve dhe mendoj se pa një takim nuk mund të kuptojmë vërtet se çfarë janë të gatshëm të bëjnë për të ndalur l uftën dhe çfarë janë gati të bëjnë nëse ne nuk pranojmë një kompromis apo tjetrin. Jam gati që në takimin e parë me presidentin Putin të ngre një çështje të rëndësishme për ne, atë të territoreve të pushtuara, por mendoj se zgjidhja nuk do të vijë nga ky takim”, tha Zelensky.