Konflikti me Don Xhonit, Majk sqaron të vërtetën

Përmes “Freestyle” tek Meriton Mjekiqi, Majk kishte hedhur kunja, e disa rreshta të këtij “Freestyle”, u morën si një “diss” ndaj Don Xhonit, së fundi reperi ishte i ftuar tek “Why Not”, ku ka ndarë me publikun shumë gjëra të pathëna më herët.

Ndër të tjera ai u pyet edhe rreth këtyre rreshtave dhe konfliktit me Don Xhonin.

Sipas tij ai nuk ka konflikt me asnjë reper shqiptar, madje ai tha se gëzon raporte të mira me të gjithë, gjithashtu ai tha se ndonjëherë gjërat nga publiku merren me kontekst të gabuar.

“Për të gjithë ata që mendojnë se kam konflikt me dikë, dua të ju tregoj sot se nuk kam asnjë konflikt me asnjë reper të estradës, përkundër kam raporte të mira me të gjithë, konflikt nuk kam jo me të po me asnjë”, u shpreh reperi./Lajmi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.