Edona Llalloshi, do të shkoj në Zvicër, zbulohet arsyeja

Edona Llalloshi ka paralajmëruar një vizitë për në Zvicër, ajo vvazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku me publikun ndan përditshmërinë e saj

Sot përmes një postimi në “Instagram” këngëtarja ka treguar se në cilësinë e Drejtoreshës artistike të platformës “Premier” me datë 31 mars në Zvicër do të organizojë një konferencë në Zvicër në lidhje me hapat e rinj të platformës.


“Diçka e mirë po vjen… më 31.03.2022, në Zvicër organizohet konferenca “E ARDHMJA NË ARTIN SHQIPTAR”, të vetëm do të arrijmë shpejt, të bashkuar do të shkojmë larg ” shkroi ajo.

Ndërkohë konferenca “E ardhmja në artin shqiptar” i dedikohet komunitetit artistik shqiptar, krijuesve të artit muzikor shqiptar për të grumbulluar brenda një platforme të gjithë krijuesit me qëllim që puna e tyre të vlerësohet. /Lajmi.net/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *