
Gjendje shumë e rëndë në Ukrainë/ Presidenti Zelensky rrëqeth me thirrjen : Ju lutem dilni të gjithë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për zhvillimin e demonstratave në mbarë botën në mbështetje të Ukrainës, ditën që pus htimi i vendit nga Rusia mbushi një muaj.
“M’u thye zemra, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet. Prandaj ju kërkova që të dilni kundër lu ftës duke filluar nga 24 marsi, saktësisht një muaj pas push timit rus. Nga kjo ditë dhe pas kësaj, tregoni qëndresën tuaj, dilni nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, mblidhuni në emër të paqes, dilni me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën”, u lut Zelensky.
Zelensky tha se pu shtimi rus i Ukrainës është një l uftë kundër lirisë dhe se Rusia synon të mposhtë lirinë e të gjithë Evropës dhe botës.