U raportua se ka ndërruar jetë, ky është reagimi i Sabri Fejzullahut

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, shquhet për kujdesin ndaj shëndetit dhe të qenit në top formë, ani pse ka shtatë dekada mbi supe.

Në rrjete sociale shpesh herë u tha se ka nderruar jete, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga artisti, dje ai ka reaguar me një video në llogarinë e tij në “facebook” duke thënë se “Jam gjallë, shëndosh e mirë!

“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam nderruar jete, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, shtoi Sabriu.

Kujtojmë se Sabriu përgjatë këtyre viteve karrierë ka sjell hite të shumta dhe shumë të pëlqyera nga publiku. /Lajmi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.