“Ish-partnerja ishte kundër emisionit”, habit konkurrenti i “Për’puthen”: Nuk më la të shikoja djalin

Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, konkurrenti i ri Dritani, ka treguar për herë të parë në takimin me Rrushen se ka një djalë 3 vjeç e gjysmë.

Kjo e fundit, si fillim mbeti e shtangur por më pas tha se nuk e kishte problem, ai e ka fshehur këtë gjë pasi po priste një moment të duhur për ta thënë dhe ky do të ishte takimi i parë.


Vajzat në studio nuk e pritën mirë ketë lajm, pasi sipas tyre, Dritani duhet ta kishte thënë këtë gjë më para.

Mikela: Mund ta kishe thënë që në prezantimin e parë këtë gjë, por nuk e doje, e shfrytëzove takimin e parë që të dëgjoheshe pak më tepër dhe të fliteshin më shumë.

Efi: Të kisha hequr vizën direkt, kur ti mohon të tregosh për fëmijën tënd.

Ti kujton se do të bësh një femër për vete?

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *