Melisa u bë protagoniste së fundmi kur lajmëroi ndjekësit se historia mes saj dhe Andit kishte marrë fund, “E penduar deri në pikën e fundit!U kry!”
Ishin këto fjalët e zgjedhura prej saj që ngritën dyshimet e ndarjes dhe me Andin që e hoqi nga lista e ndjekësve dhe të gjitha fotot me të i vunë kapakun, pak ditë më parë Kryefjala siguroi pamje të çiftit se ishin takuar duke ngritur dyshimet për një rikthim.
Përmes një video në Instastory,Melisa ka folur rreth ndarjes dhe dhe fjalëve se gjithçka ishte e stisur duke u shprehur se nuk ishte një lojë.
“Një pyetje kam për këto portalet palaço që thonë Melisa dhe Andi u shtirën,nuk u ndanë,vazhdojnë jetojnë bashkë.
Çfarë dreqin desha me arrit unë me ndarjen?Këngë nuk nxorra,intervista nuk shkuam, aman na lini të qetë” dëgjohet të thotë Melisa.
E meqë ra fjala tek dëgjimi,në makinë dëgjohet të jetë dhe Andi duke na lënë të kuptojmë se dyshja është sërisht bashkë./Kryefjala/