
“Po shkoja për Kosovë”, Atdheu rrëfen si e mësoi se nëna e tij ishte prekur nga kanceri

Mamaja e Atdheut ka vuajtur nga kanceri, ndaj ish-konkurrenti i “Për’puthen” bëri gjestin që na preku të gjithëve, ai tha se kishte vendosur të dhuronte flokët e tij për paruke, për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.
“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më eshenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë, dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet”
Por, si e mësoi lajmin se e ëma ishte prekur nga kanceri? I ftuar së bashku me të vëllain, Butrintin në “Wake UP”, ai tregoi:
Atdheu: Lajmin e kam marrë unë i pari nga mjekët kur po shkoja për Kosovë, nuk ia kemi treguar për 4 javë pastaj ia thamë me stil, pastaj i thamë që është masë e vogël që hiqet, por ajo e kuptoi.