Zbulohet biseda e Borës me Donaldin

Mbrëmë u raportua për një takim mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani.
Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar, madje ka qenë aktori që ka shkuar në shtëpinë e moderatores së Përputhen.
Kujtojmë se vetëm para një javë, Donaldi publikoi këngën e tij të parë solo e titulluar “Nuk je”, fansat janë të sigurt se është dedikim për Borën, nisur nga teksti dhe detajet e klipit.
Një pjesë e bisedës së tyre ka qenë pikërisht për situatën e krijuar mes palëve, ata kanë folur dhe duket se kanë pasur sërish mospajtim mes tyre, por i rëndësishëm është fakti që janë takuar me njëri-tjetrin.