Vrau gruan dhe kunatën , burg përjetë për autorin

Gazmend Musta që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri në 2019, është dënuar me burgim të përjetshëm. Apeli i Vlorës la sot në fuqi vendimin. Musta kreu krimin e rëndë në prani të dy fëmijëve përkatësisht vajzës 7-vjeç dhe djalit 3-vjeç. Më pas i ka telefonuar të atit, duke i rrëfyer krimin, ka marrë fëmijët për dore dhe i është drejtuar Policisë, duke treguar ngjarjen.
Ngjarja!
Gazmend Musta pas një debati me bashkëshorten ka vrarë gruan Gentianën dhe kunatën e tij. Gentiana kishte kërkuar që të shkonte për vizitë tek prindërit, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj.
Pas debateve ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar Gazmendin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej.
Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit./L.F-dritare.net