
Mozzik: I urrej shumë njerëzit dinak, mirëmëngjesi vetëm njerëzve të mirë

Reperi shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me njerëzit postime të ndryshme, ai publikuar disa të fundit në InstaStory, ku thotë se i ur.ren njerëzit që janë dinak.
“Po edhe ata që gënjejnë janë vk, ata që zgjohen duke gënjyer e flenë duke gënjyer, e aq shumë gënjejnë saqë fillojnë t’i besojnë vetes aq shumë rrena, edhe ata që mashtrojnë, mashtrojnë e vetëm mashtrojnë, edhe ata janë vk”, tha tutje ai.
Artisti i njohur shtoi: “Mirëmëngjes vetëm njerëzve të mirë”, ylli nga Ferizaj momentalisht ndodhet në Shqipëri për shkak të angazhimeve me mbrëmje e koncerte.
Ai po vazhdon të jetë sa më pranë fansave jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe nëpër vende të tjera në botë.