Organizoi festë për fansat pas përkrahjes në BB VIP, dalin pamje të Einxhel në momente intime me Dagz

Einxhel Shkira nuk ka dyshim se është njëra nga ish-banoret që i dha shumë shtëpisë së famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ajo bëri një lojë interesante, deklarata të ndryshme, gjeti dashurinë e shumëçka tjetër.

Por, e gjithë kjo ka bërë që të jetë shumë e dashur për publikun e të ketë fansa gjithandej trojeve shqiptare, në shenjë falënderimi për gjithë përkrahjen që ia kanë bërë në BBV, moderatorja e njohur organizoi një festë ditën e premte.

Në bazë të pamjeve që janë publikuar në Twitter, në kremte krahas fansave të pranishën kanë qenë edhe DJ Dagz e familjarët e tyre.

Çifti janë fotografuar në disa momente intime duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, Einxhel theksojmë që ishte njëra nga katër finalistet në garën e madhe për çmimin prej 100 mijë eurosh, të cilin e fitoi balerini Ilir Shaqiri

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.