Policia jep detaje për autobusin e djegur në Veternik të Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për autobusin e djegur sot në Veternik të Prishtinës.
Policia konfirmon se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus”, ka thënë Flora Ahmetaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.