Atdheu flet për të dashurën/ Jam më i dashuruar s’e asnjëherë: E dashura ime është shumë xheloze, as me Arjolën s’më lë

Pas sh errit me Arjola Demirin, Atdheu pranon publikisht historinë e dashurisë. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përgjatë kësaj jave, Atdheu pranoi se ishte më i dashuruar se ku rrë. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, vajza brune është nga Shqipëria dhe është njohur me ish-konkurrentin e “Përputhen” pak kohë më parë. Megjithatë që atëherë lidhja e tyre është bërë intensive, duke mos i fshehur daljet e tyre si çift.

Vetë Atdheu zbuloi se partnerja e tij e re ishte shumë xheloze, duke e kufizuar në jetën e tij. Duket se është pikërisht partnerja e re e tij që e ka larguar edhe nga aktorja. Kujtojmë se Arjola dhe Atdheu kishin një miqësi prej 6 vitesh, që shpesh është përfolur edhe për një lidhje.

Por krejt papritur, ata kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe me aq sa kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë goxha i ashpër. Atdheu i “Përputhen” dhe Arjola Demiri u shprehen në “Big Brother VIP” se ishin miq të mirë prej shumë vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Por, duket se pak javë pas përfundimit të lojës, raportet kanë ndryshuar dhe aktorja është zënë me Atdheun, duke i dhënë fund kësaj marrëdhënieje. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother” një nga përplasjet më të mëdha të Arjola Demirit ishte ajo me Antonelën dhe për këtë përplasje ishte pikërisht Atdheu, i cili u dërgua nga produksioni brenda në shtëpi, për të dyja vajzat.

Megjithatë, Antonela nuk ka qenë shkaktarja e sherrit mes dy miqve. Mes debateve që kanë pasur, kanë qenë të përfshirë motra e aktores dhe miqtë e Atdheut, duke sjellë edhe sherrin mes tyre. Mësohet se Arjola ka qenë shkaktarja e prishjes se kësaj miqësie, madje ajo e ka hequr nga “Instagram”-i ish-konkurrentin e “Përputhen”, duke vulosur kështu shkëputjen e tyre.

Në kohën që aktorja e “Portokallisë” ishte në “Big Brother” u aludua edhe për një lidhje mes të dyve. Një konflikt i madh është ndezur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së “Përputhen”, Antonela Berisha.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.