
Donaldi ka fjetur në shtëpinë e Bora Zemanit/ Ja c’mund të ketë ndodhur mes tyre…

Historia e tyre sidomos pas asaj puthje në Big Brother Vip bëri për veta qindra shqiptarë, saqë tashmë janë kthyer në cështje “kombëtare”. Donaldin dhe Bora dhuruan mbrëmë një kapitull të ri që u kthye shpejt në vëmendje.
Po sipas Kryefjala.com, Bora ka blerë një apartament afër Kodrës së Diellit dhe pikërisht poshtë ballkonit së saj sot afër darkës është parkuar (sic mund ta shihni edhe në fotot e siguruara nga Kryefjala.com) makina tip Benz në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.
Kujtojmë se vëtëm para një javë, Donaldi publikoi këngën e tij të parë solo e titulluar “Nuk je”. Fansat janë të sigurt se është dedikim për Borën, nisur nga teksti dhe detajet e klipit.
Një pjesë e bisedës së tyre ka qenë pikërisht për situatën e krijuar mes palëve. Ata kanë folur dhe duket se kanë pasur sërish mosdakordësi mes tyre, por i rëndësishëm është fakti që janë takuar me njëri-tjetrin.