Mos janë lidhur bashkë këta/ Ardit Cuni publikon mesazhet me Beniadën: Natën shpirt i paska thënë….

Këngëtari Ardit Çuni dhe modelja Benaida Nishani kanë pasur shumë afrimitet gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Vipo”, madje u përfol se mes tyre mund të lindë edhe një romancë.

Këngëtari shprehu pas daljes nga formati se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e tyre, megjithatë, modelja i mohoi zërat se mudn të lindë diçka mes tyre duke thënë se Ardit Çunin e ka vetëm shok. Por ky i fundit, ka ngjallur sërish dyshime duke postuar bisedat e fundit që ka bërë me modelen.

Këngëtari zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një nga ata i kërkon të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën. Arditi nuk ka ngurruar t’i publikojë, duke ndarë një screenshot të mesazheve të tyre në “WhatsApp.”

“Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” (kretin, ka kuptimin e fjalës idjot). Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.

Ndërkohë, në storyn e shpërndarë këngëtari shkruan duke qeshur që “Beniada do e vr asë”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.