
Donin t’i prishnin hotelin/ Vlonjati bashkë me djalin 3 vjeç hipën në tarracë dhe…

Fadromat e IKMT kanë nisur ditën e sotme shembjen e shtëpive në Vlorë, në zonën e Radhimës. Ashtu sic dhe pritej, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, duke argumentuar se po bëhet në mënyrë selektive dhe jo sipas ligjit.Një prej pronarëve të hotelit në Radhimë, i cili do të shembet ka marrë djalin e mitur 3 vjeç në krahë dhe ka hipur në tarracë duke iu thënë se nëse nuk ndalojnë shëmbjen atëhere ai do të hidhet.
Kjo është partia dhe qeveria jonë. Kemi 13 fëmijë këtu që kemi investuar. Ne i kemi të gjitha dokumentat, i kemi marrë që në vitin 1992, është marrë me pronë shteti.”Forca të shumta policie në vendngjarje, njerëz të shumtë të grumbulluar, pronarët e shtëpive, familjarët e tyre, si dhe nuk mungon media, por situata duket vërtet e tensionuar.Në fakt nuk është hera e parë që prishja e shtëpive, hoteleve, restoranteve, në zonën e Vlorës dhe Sarandës krijon situata të tilla. Drejtuesit e IKMT thonë se janë objekte pa leje, nga ana tjetër pronarët e tyre thonë se i kanë me leje ose në proces legalizimi.