Helmohen gratë shqiptare në fabrikën gjermane në Durrës/ Kishin hedhur helm për minjtë

Punonjëset e një fabrike që prodhon tela për automjetet për llogari të një kompanie Gjermane janë hel muar gjatë ditës së sotme vetëm pak minuta pasi kishin shkuar në punë. Pesë prej tyre janë paraqitur në spital me tipike h elmimi, si të vjella, marrje mendësh dhe dobësi.
Pas simtomave të para, punonjëset kanë marrë ndihmë nga mjeku i fabrikës, i cili ka vendosur që ambienti të mbyllej për ditën e sotme. Por, gratë kanë patur simptoma edhe pasi kanë shkuar në shtëpi duke bërë që të paraqiten për ndihmë më të specializuar në spital.
Në një reagim të mëvonshëm, policia bën me dije se në spital u paraqitën pesë gra të moshave të ndryshme, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.