Ermal Mamaqi: Nuk jam unë arsyeja e ndarjes së Beatrix nga Donaldi

Ermal Mamaqi, u bë pjesë e trakëndëshit të famshmë Bora-Donald-Beatrix, pas darkës që u zhvillua në javën e fundit në “Big Brother VIP”.

Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur pikërisht për këtë, ai ka sqaruar shumë gjëra që u bënë virale në rrjete sociale e shkaktuan debate të mëdha.

Ermali ka folur për situatën që bëri bujë në “Big Brother VIP”, duke u cilësuar si arsyeja e ndarjes së Beatrix me Donaldin, për një shaka që kishte bërë si i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk besoj që është kjo, arsyeja që ata janë ndarë dhe nuk e di që janë ndarë, desha të them po ç’lidhje ka këtu Bora”, u shpreh ai.

Komediani i njohur shqiptar ka sqaruar edhe deklaratën për Borën, të cilën e kishte bërë në një intervistë, ku në formë shakaje kishte kërkuar nga ajo që të ulte çmimin për tu bërë pjesë e një projekti të tij.

“I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore.

Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial, në një film tjetër, ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit.

 Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë.

Jemi shumë miq, eshtë Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shpreh interesin.

Është fjala për një film në kinema”, ka thënë më tej ai./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.