Sistemi TIMS zbulon takimin e dytë të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

Ditë më parë, në media qarkulluan foto ku dukej makina e Donaldit parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit. Pra, sinjali i parë i bashkimit ishte një foto.

Pas saj, fansat e dyshes filluan të shpresojnë për një ribashkim, sepse aventura e Donaldit në Big Brother i ka bërë të jenë fansa absolutë të dyshes Donald-Bora.


Së fundmi ka qënë Olti Curri ai që ka njoftuar ndjekësit në Instagram me pyetjen: “Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë”.

Një ndjekës menjëherë përgjigjet: “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30!” Kaq mjaftoi që fansat të dyshojnë edhe për një takim të dytë.

E në momentin që hyn në profilet e moderatores dhe aktorit, shihet se të dy ndodhen në të njëjtin vend. Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vienë.

 

Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës, ku ka shumë shqiptarë.

Se a ka ndodhur një takim mes dyshes nuk dihet, por që dyshimet vazhdojnë në secilin veprim të tyre. Jo rastësisht udhëtimet e tyre janë kaq pranë. Bora e ka shkruar vetë vendndodhjen.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *