Bleona mban festë të madhe për ditëlindjen e qenit

Bleona e ka treguar gjithmonë dashurinë që ka për qenushin e saj Johnny dhe për ditëlindjen e tij nuk mund të mungonte një festë.
Këngëtarja, që aktualisht e shohim opinioniste në “Love Story”, ka mbajtur një festë të madhe ku ka mbledhur personat më të dashur.
Për Johnnyn kishte dy torta dhe Bleona publikoi një video nga festa ku nuk munguan urimet nga personazhe publikë dhe fansa të saj.