Kush kë po e kopjon? Bora dhe Xhensila shfaqen me veshje të njëjtë në shumë evente!

Shpeshherë figurat publike vendosen në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave pasi veshin të njëjtën veshje, duke u komentuar se kush e vesh i/e para apo kujt i shkon më shumë, duke qenë se mund të vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë “xing-eve” që personazhet e njohur bëjnë në veshjet e tyre.

Së fundmi kjo i ka ndodhur Xhensila Myrtezaj dhe Bora Zemani që janë shfaqur me të njëjtën veshje, të dyja vajzat njihen për stilin e tyre të veçantë dhe pasionin për modën, veshja që u ka marrë zemrën të dyve është një fustan saten jeshil dhe i gjatë.

Në dukje i thjeshtë, ky fustan nxjerr në pah gjithë gjithë format trupore prandaj po pëlqehen kaq shumë nga gocat këtë periudhë.

Fillimisht ishte Xhensila e cila u shfaq me këtë veshje në ditëlindjen e Bora Zemanit duke marrë të gjithë vëmendjen, këngëtarja e kombinoi me një palë taka ekstravagante me ngjyrë rozë dhe unazë e vathë elegantë, ndërkohë flokët i kishte kapur bisht dhe kishte zgjedhur një makeup minimalist.

Nuk e dimë nëse Borës i ka mbetur në mendje që atëherë ky fustan, por ajo është shfaqur së fundmi me të njëjtin, duke bërë ‘xing’ me Xhensilën.

Moderatorja do jetë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” që është regjistruar ditë më parë, në promon e emisionit, Bora shihet me këtë fustan, dhe ashtu si Xhensila i ka kapur flokët dhe ka bërë një grim natyral.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.