Vetëm në Shqipëri ndodh kjo/ Kali hyn në mes të rrugës e përplaset me makinat..

Në rrugët tona përditë sheh ngjarje dhe episode aspak të zakonta, por tashmë jemi ëmsuar dhe nuk është se na bën shumë përshytpje. Një situatë e çuditshme por edhe pak kaotike ka ndodhur sot në hyrje te qytetit të Shkodrës.Në një video të postuar në rrjete sociale shihet një kalë i cili vrapon në rrugën kryesore në afërsi të lagjes Xhabiej.
Nuk dihet nëse kali është ne pronësi te dikuj por ajo çfarë mund të themi është se kjo situate mund të përfundonte edhe me keq duke rrezikuar jetën e shume drejtuesve të automjeteve si edhe te kalit.Më pas, i frikësuar kali bën lëvizje të pakontrolluara dhe sillet cuditshëm. I zoti i tij duhet të ndihet keq që e ka lënë vetëm dhe madje për pak sa nuk i vuri në pikëpyetje jetën.Në Shqipëri shikon shpesh në rrugë dhe kudo një keqtrajtim të kafshëve, edhe pse shpeshhere ka reagime nga shoqatat që merren me mbrojtjen e kafshëve, fenomene të tilla përsëriten përditë.