
Efi shpërthen në lot në studion e Për’puthen, dhe ky është fajtori

Ditën e djeshme, puntata e “Për’puthen Prime” ka nisur me debate ndërsa përfundoi me deklaratën e Samiut për Efin.
Ata kanë pasur afrimitet të madh dhe Samiu tashmë është i bindur se nuk do njohje të reja por është i fokusuar tek Efi.
Ai e nisi përballjen me konkurrenten si një shaka duke i thënë se do të largohej nga programi, por më pas e zbuloi të vërtetën dhe dhuroi Efit një kornizë të madhe me fotografinë e saj.
Samiu: E di që 99 për qind jam këtu për ty.
Kam premtuar që të bëj më shume për ty.
Kam premtuar që fjalët t’i kthej në vepra.
Nuk e pres që të jesh 100 për qind tek unë.
Unë kam marrë një vendim.
Nuk është vendim dhe aq i bukur.
Efi unë duhet të largohem për momentin.
Efi: Pse duhet të largohesh?
Samiu: Para se të iki kam edhe diçka për ty.
Në këtë moment Samiu nxjerrë kornizën e madhe dhe fillon ta shpjegojë arsyen e kësaj dhurate:
“Kjo është Efi e lindur në Greqi.
Një vajzë shumë e bukur, një vajzë shumë e mirë.
Një karakter shumë i fortë dhe tip shumë interesant.
Edhe është për momentin në jetën time pëlqimi më i madh që kam ndaj një vajze.
Unë sot nuk do largohem, por deklarohem për ty.”
Pas kësaj dhurate dhe deklarate, Efi emocionohet shumë për herë të parë, aq sa përlotet.