Dështoi keq/ Encës po i BIE fama

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, hyri fuqishëm në skenën muzikore, duke korrur suksese të mëdha si me këngë solo po ashtu edhe bashkëpunime.

Mirëpo, me kalimin e viteve, shohim se fama e saj po pëson rënie të madhe, këtë mund ta vërtetojmë përmes platformës ‘Youtube’, ku i kanë renë dukshëm klikimet.

Krahasuar me hitet paraprake që grumbullonte miliona klikime për një kohë të shkurtër, me projektet e fundit ka dështuar keq.

Me një hulumtim të vogël në këtë platformë shihet se me këngën e fundit që e ka publikuar 8 muaj më parë ka grumbulluar vetëm 2.3 milionë klikime.

Gjithashtu, fama e saj ka renë edhe në rrjetin social Instagram.

Me 12 shkurt të vitit 2019 kishte festuar pasi kishte arritur 2 milion fansa, ndërsa tani, 3 vite më vonë (4 mars 2022), numëron 2.4 milionë fansa, fakti i cili dëshmon që fama e saj po përjeton rënie të dukshme krahasuar me hovin e madh që e kishte në fillim të karrierës./Indeksonline/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.