Pse Bora mungoi në ‘Përputhen’ bash kur ishte e ftuar Monika?

Një javë më parë, Monika Lubonja ishte e ftuar në “Përputhen Prime” si opinioniste.

Në programin qendror të formatit që transmetohet të shtunave, saktësisht në këtë mbrëmje mungoi sërish Bora Zemani.


Ndoënse u bë e ditur që arsyeja lidhet me shkaqe shëndetësore, kjo nuk i mjaftoi një pjesë të fansave që nisën ‘teoritë konspirative’.

Plot dyshuan se mungesa e Borës në program lidhet me afërsinë miqësore të Monikës me Donaldin gjatë “Big Brother VIP” megjithatë, s’bëhet fjalë për këtë gjë në asnjë mënyrë.

E pyetur nga ndjekësit në Instagram, Monika e precizoi se mungesa e Borës ishte për shkak se ajo u sëmur.

Prezantuesja e njohur që u zevëndësua nga Elona Duro u helmua nga ushqimet, ndërkohë, në bisedën e saj me ndjekësit, Monika zbuloi se mban kontakte me Triksën, nuk e ka takuar ende Donaldin dhe është në përgatitje e sipër të një formati televiziv.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *