
Pastruesja shkruan letër: Jam krenare për punën time, e bëj me

Sot e dëgjova sërishë ajo lan b*then e njerezve”. S’është hera e parë e besoj as e fundit. Por mendoj se duhet t’i them nja dy fjalë botës për punën time dhe se jam krenare që e bëj këtë punë dhe nuk e fajësoj kurrë veten.Po, zonja e zotërinj, sic e dëgjuat, jam krenare që u pastroj b…., u pres thonjtë, i laj,ndërroj, ushqej dhe kujdesem për njerëz dhe e theksoj NJERËZ, që nuk mund ta bëjnë vetë dhe që kanë nevojë për ndihmë.Por le ta përmbledhim këtë “larje b…”, që ta kuptojnë që të gjithë.
Epo, të nderuar komentues të facebook, e di se shumica prej jush nuk keni patur asnjëherë nevojë që t’ua pastrojë dikush b…. dhe uroj që të mos keni nevojë asnjëherë . Por, nëse një ditë, ndodh që të keni nevojë, unë dhe kolegët e mi do të jemi ata që do t’ju ndihmojnë që të keni një jetë sa më të mirë të mundshme , me përkushtim dhe respekt.Vendoseni vetë se cila punë është e rëndësishme ,por ju lutem mos përdorni më shprehjen “larje b…” me përçmim. E dini pse? Sepse ndoshta një ditë dikush duhet ta bëjë këtë për ju dhe besomëni do t’i jeni mirënjohës…