Presidenti i Ukraines nxjerr zbuluar Merkelin dhe ish presidentin e Francës/ Ata e…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kritikoi ish-udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, duke i faj ësuar ata për vdek jen e civilëve ukrainas.

“Unë ftoj zonjën Merkel dhe Sarkozy të vizitojnë Bucha, për të parë se çfarë ka çuar politika e 14 viteve të koncesioneve ndaj Rusisë,” tha z. Zelensky, duke iu referuar periferisë së Kievit, ku në disa imazhe u shfaqen trupat e civilëve të v rarë.

Ai fajësoi politikanët e vendeve të NATO-s për pasjen e një “f rike absurde” ndaj Rusisë, duke shtuar: “Ata menduan se duke refuzuar Ukrainën, mund ta qetësonin Rusinë, për ta bindur atë të respektonte Ukrainën dhe të jetonte normalisht përkrah nesh”.

Samiti i Bukureshtit u shënua nga një debat nëse do t’i jepet Ukrainës dhe Gjeorgjisë një “plan veprimi anëtarësimi” zyrtar për t’i udhëhequr ata drejt kualifikimit për anëtarësim në NATO.

Më atë kohë Presidenti Xhorxh w. Bush favorizoi një gjë të tillë. Ndërsa Merkel dhe Sarkozy argumentuan se asnjëri nga vendet nuk ishte gati dhe se zgjerimi i planeve të anëtarësimit tek ata do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.