BE i bën gropën Putinit/ Ja c’ka ndodhur me vajzat e tij…

Wall Street Journal” raporton se në serinë e re të sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Europian, janë vënë në shënjestër edhe vajzat e Presidentit rus Vladimir Putin.
Vendimi do t’i shtonte vajzat e presidentit rus në listën e gjatë të familjarëve të politikanëve dhe oligarkëve rusë të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Putin nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza nga martesa e parë me Lyudmila Putina, sipas Kremlinit.
Nuk dihet nëse Putin ka fëmijë të tjerë, por disa burime pretendojnë se ka fëmijë me të dashurën e tij, gjimnasten Alina Kabaeva.