Nami në Përputhen/ Bërtiste nëpër korridoret e Top Channel e tregoj unë kush është Arjan Konomi

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka nisur me debate mes opinionistit Arjan Konomi dhe Lauretës. Ditën e shtunë në “Për’puthen Prime” Laureta u largua nga studio pasi Arjani i tha konkurrentes që ka eksperienca nëpër g jykata.
Ditën e djeshme, me zërin që i dridhej Laureta vendosi të shpjegonte arsyen e acarimit të saj, ndërsa thekson se është e ngarkuar psikologjikisht.
“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.
Nga ana tjetër Arjani e aku zon Lauretën që e ka kë rcënuar në prapaskenë. Ai tha se ajo bërtiste nëpër korridoret e Top Channel-it duke u thënë: “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”.
Laureta: Arjan të lutem kujdes kur thua mbylle gojën. Unë e paedukatë?! Të gjitha këtu dolën të paedukata Arjan Konomi.
Arjani: Ti je e paedukatë që bërtet korridoreve të Top Channel-it ‘ta tregoj unë se kush është Arjan Konomi’.
Laureta: Po normale, se derisa më prek ti mua edhe unë do të prek ty se si je.
Arjani: Nuk më tremb fare. Këtu diskutojmë për emisionin dhe për çështje të tjera e jo të merrem me ty.