Ndodh mrekullia/ Skeleti i veçantë bën që djaloshi me paralizë cerebrale të ecë dhe të luajë

Djaloshi, 12 vjeç, mori për herë të parë pajisjen e projektuar nga Marsi Bionics në shkollën e Madridit. Duke pasur parasysh rëndësinë e ditës dhe muajt e gjatë që ai dhe familja e tij kishin ëndërruar për të, Jorge u befasua nga një vizitë e papritur e Pedro Sanchez, kryeministrit të Spanjës.

Në orën 12:45 të së martës, kur ishte i rrethuar nga shokët dhe mësuesit –por edhe nga Kryeministri i Spanjës – Jorge përmbushi ëndrrën më të madhe të 12 viteve të tij: të ngrihej në këmbë, të shonte te shokët e klasës dhe të luajnte me ta.

Për ta arritur këtë, Jorges, i cili ka par alizë ce rebrale dhe qendron në një karrige me rrota, iu vendos një ekzoskeleti (skelet i jashtëm) më i avancuar, që ia ka ndryshuar jetën gjatë dy viteve të fundit dhe që mund t’u ofrojë miliona fëmijëve një shkallë të paimagjinueshme më parë, për të lëvizur.

Exoskeleton, skeleti i jashtëm për trupat pa vertebra, ofron mbështetje dhe mbrojtje. Nëna e Jorges, Eva Munoz-Torrero, tha se nuk do ta harronte kurrë herën e parë që të birit i vunë ekzo-skelet:

“Ai tha “mbajeni karrigen me rrota, se unë kam këtë tani dhe po e marr në shtëpi”. Që atëherë, ai ishte lutur që të mund t’i merrte pajisjet me vete nga dhoma e terapisë ku shkon dy herë në javë për në shkollën e tij jashtë Madridit.

Ditën e ditëlindjes së tij, kur mbushi 12 vjeç, Jorges iu plotësua dëshira. Teksa hynte në dhomën ku po prisnin shokët, u prit me brohoritje, duartrokitje dhe me lotët që i rodhën nga sytë një truprojeje të kryeministrit, një ​​trupmadhi.

“Marsi Bionics”, kompania që projektoi ekzoskeletin, e përshkruan pajisjen si “të vetmin ekzoskelet pediatrik në botë që lejon fëmijën të lëvizë lirshëm” dhe thotë se veçantia e tij qëndron në teknologjinë elastike që përshtatet me trupin e përdoruesit.

Firma, e cila ka kryer një provë klinike me spitalin La Paz të Madridit dhe Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Spanjës, thotë se pajisjet mund të ndihmojnë 17 milionë fëmijë në mbarë botën, dëmtimet neurologjike të të cilëve i pengojnë ata të ecin.

“Nuk ka asgjë më të bukur sesa të shohësh një fëmijë në shkollë dhe që të luajë me shokët,” tha Elena García Armada, bashkëthemeluesja dhe CEO.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.