Tha që i kishte blerë 800 euro/ Antonela flet për këpucët e famshme në Big Brother: Kam punuar shumë mora edhe titull

Ajo ka rrëfyer se natën kur doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke thënë se nuk i studioi personazhet para se të hynte sepse donte t’i jetonte vetë në lëkurë.
Sa i përket synimit të saj për të mos krijuar lidhje brenda shtëpisë, Antonela tha: “Do vihej epiteti, kjo vdiq për burrë. Nuk kisha sukses në emisione dashurie. Pas dalje, jemi takuar me raste me PM, Sarën, Dagzin, Einxhelin, Trixën, Donaldin, Fifin.”
Ndërsa për konfliktin e saj me Monika Lubonjën, të cilës i bërtiti se ia kishte shkelur këpucët duke i thënë “Kujdes, bëjnë 800 euro ato këpucë”.
E pyetur për punën që bën dhe si i fiton të ardhurat për të blerë rroba të shtrenjta, Antonela tha se është maniake për veshjet.
Antonela Berisha: Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qeraja nuk është aq e madhe për 5 vetë. Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks. Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë.