Kush ta ketë mashtruar Arbana Osmanin/ Prezantuesja bën deklaratën e fortë: Mashtruesja e famshme i kujton dikë që e njeh

Arbana Osmani është në pritje të ëmbël dhe po shijon këtë periudhë pushimi, meqënese është shkëputur nga puna. Dhe mënyra më e mirë për të kaluar kohën është të shohësh filmat apo dokumentarët që të pëlqejnë.Me një postim në Instagram, Arbana ka ngacmuar paksa kureshtjen e ndjekësve dhe ka dërguar një mesazh për atë që do donte ta lexonte

Moderatorja ka publikuar një foto të dokumentarit “Inventing Anna”. Ky dokumentar ka në thelb historinë e një vajze e cila “mashtron” njerëz me influencë.“Kjo më kujtoi një vajzë të cilën e njoh”, ka shkruar moderatorja krah postimit në Instagram. Arbana nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër, ndonëse këtë postim shumë mund ta kenë kuptuar si një “kunjë” për dikë tjetër.“Kjo më kujtoi një vajzë të cilën e njoh”, kush e ka mashtruar Arbana Osmanin?Kujtojmë se Arbana do të bëhet nënë për herë të tretë dhe këtë herë duket se do të gëzohet me një vajzë, pas dy djemve, Jonin dhe Diellin.Arbana do të rikthehet në ekran në fund të dhjetorit ose janar të vitit të ardhshëm atëherë kur pritet të fillojë sezoni i dytë i Big Brother Vip.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.