Si ka ndodhur kjo/ Ushtarët shqiptarë helmohen duke ngrënë syfyr

Një ngjarje e rrallë duket se ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Gjilan të Kosovës. Pesë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar, pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën e tyre “New Born”.

Detaje në lidhje me ngjarjen nuk janë bërë ende me dije. Po ashtu, as motivi i faktit që ata nuk janë ndier mirë pas ngrënies së syfyrit me rastin e Ramazanit.Lajmi është konfirmuar nga Inspektori i zonës së Gjilanit, Shefik Beqiri. “Sipas mjekëve, dyshohet se janë helmuar. Ende nuk ka diçka të saktë”, ka qenë deklarata e tij zyrtare për mediat.

Priten rezultatet e mostrave të ushqimeve për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje. Urojmë të mos ketë qenë një gjë e planifikuar, se do ishte problem kombëtar.Urojmë gjithashtu që ushtarët të jenë me shëndet të plotë pas kësaj ngjarjeje dhe të mos kenë asnjë problem me tretjen. Shëndeti vjen i pari gjithmonë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.