Ai është njeri i mirë, ish e dashura e Don Xhonit zbulon arsyen e vërtetë pse ata të dy u ndanë

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey janë ndarë pas disa muajsh lidhje, ndarja e tyre është konfirmuar edhe në rrjete sociale nga dyshja ku mesazhi i fundit i reperit nga Drenica për modelen ishte ky:
“Koha nuk do harrohet por gjithçka ka fund Uroj të jesh e lumtur e di që nuk je person i keq, mos vepro si e tillë mos bëj drama dhe mos e luaj vit.imën ka mbaruar, pajtohu”.
Ndërkaq, modelja ruse ka reaguar edhe një herë duke zbuluar kështu edhe ndarjen e çiftit dhe tha fjalët më të mira për reperin nga Drenica.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij, u ndamë sepse jemi të ndryshëm ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruan modelja.