U rikthyen?! Nuk e dimë nëse janë bashkë apo thjesht vishen njëlloj

Mozzik dhe Loredana janë ndarë prej kohësh por publiku vazhdon emrat e tyre t’i lidhë gjithmonë bashkë duke u interesuar për çdo detaj e madje duke kërkuar vazhdimisht rikthimin e tyre.
Artistët e njohur që nga lidhja e tyre kanë një vajzë, Hana, kishin një rikthim pas ndarjes së bujshme, i cili nuk funksionoi dhe ndanë sërish rrugët.
Mirëpo të gjithë ne sapo shohim detaje që i bashkojnë, mendojmë menjëherë: “Mos janë kthyer?!” e së fundmi dyshja na kanë bërë të “fshijmë sytë” disa herë për të parë detajin që i bashkoi dhe janë veshur “matchy-matchy”!
A ia kanë marrë njëri-tjetrit?! e kemi fjalën për këpucët e veshura në fotot e tyre të fundit! mendojmë se kanë bërë xing, por fansat po i shkruajnë pafund Lorit: “Pse ja ke marrë çizmet Mozzit?!”