
Ju lutem më ktheni varësen, kam kursyer për dy vite/ Letra e 8-vjeçares për hajdutët është gjëja më e bukur që mund të lexoni sot

Zakonisht për hajdutët thonë se nuk kanë zemër dhe janë të pandjeshëm, por këtë herë mund të jetë ndryshe, pasi letra që një 8-vjecare ka shkruar për hajdutët që i vodhën varësen po bën xhiron e rrjeteve sociale.Letra e Gaias, vogëlushes 8-vjeçare nga provinca e Casatenovo-s, në zonën e Lecco-s, në Itali, është bërë virale në rrjetet sociale. Të martën hajdutët hynë në shtëpinë e saj dhe i vodhën një send shumë të dashur për të: një varëse që i ishte dhënë babait të saj.Për këtë arsye, Gaia e vogël u ka bërë apel atyre përmes një letre, në të cilën kërkon – siç thuhet në Casateonline – kthimin e pronës “e cila ka një vlerë shumë emocionale”.