Mam do të shihemi në parajsë/ Letra e 9-vjecarit ukrainas për nënën që nuk jeton më ka përlotur botën…

Ukraina na ka njohur me shumë histori të trishta. E radhës vjen nga Anatoli që i shkruan nënës së tij që ka humbur jetën për shkak të ngjarjeve që po ndodhin atje pas futjes së rusëve.Ai është 9 vjeç dhe së bashku me të ëmën që quhej Galina, po përpiqej të largohej nga qyteti Hostomel, disa kilometra në veri të Kievit, për t’i shpëtuar situatës atje. Mirëpo, trupat ruse shënjestruan mbi makinën e tyre dhe për Galinën fatkeqësisht ai moment ishte fundi.Anatoli, i njohur si Tolya, u shpëtua dhe u sigurua nga trupat Ukrainase. Kur një fletore i ra në dorë, vogëlushi mendoi të shkruante mendimet e tij për nënën që nuk e kishte më, duke na i prekur zemrat të gjithëve e duke na i mbushur sytë me lot.